• Methyl Folate 400µg
Vitamina

Methyl Folate 400µg

Lamberts® Kodi i produktit: 8073

60 tableta · 1 në ditë · 2 muaj

  • Siguron nivelin e folatit të rekomanduar para shtatzënisë dhe në fillim të saj
  • Në formë të metiluar për shfrytëzim më të mirë
  • Tableta të vogla dhe të lehta për t’u gëlltitur

Kërkesa biznesi

Farmacitë, klinikat dhe shitësit mund të kontaktojnë ekipin tonë për këtë produkt.

Informacion për produktin

Methyl Folate 400µg përdor formën e metiluar të folatit për përthithje dhe shfrytëzim optimal në organizëm. Vlerësohet se 30-40% e popullsisë nuk e metilojnë dot folatin dhe kanë nevojë për një formë biologjikisht aktive të tij, që proceset e metilimit në organizëm të mos kufizohen.

Metilimi është thelbësor për aktivizimin e shumë molekulave dhe optimizimi i procesit të metilimit lidhet edhe me uljen e nivelit të homocisteinës.

Formula dhe përbërësit

Çdo tabletë përmban:

PërbërësiSasia
Acid folik (si kalcium-L-metilfolat) 400µg
Përbërës të tjerë të tabletës
Fosfat dikalcik, Agjent mbushës (celulozë), Agjentë kundër ngurtësimit (dioksid silici, acid stearik dhe stearat magnezi).

Mënyra e përdorimit

Një tabletë në ditë, ose sipas udhëzimit të profesionistit të shëndetësisë ose farmacistit.

Informacione të tjera

Ky produkt është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe veganët.
Informacion për alergjenët
Përbërësit alergjenë shënohen me shkronja të theksuara te seksioni “Formula dhe përbërësit”. Produkti nuk përmban alergjenët e mëposhtëm: grurë, elb, soje, vezë, qumësht (dhe nënprodukte të qumështit), laktozë, fruta me lëvozhgë, sulfite, selino, peshk, fruta deti (krustace dhe molusqe), maja dhe përbërës që përmbajnë gluten.
Koha e shpërbërjes
Më pak se 30 minuta.
Kujdes
Asnjë e njohur në dozën e rekomanduar.
Kategoria ligjore
Suplement ushqimor.
Vitamina